10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Zhegrova ftohet nga Juventusi për ndeshjen kundër Bodo/Glimtin

- Advertisement -

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që Juventusi e luan në udhëtim ndaj Bodo/Glimtit të Norvegjisë.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, të hënën ka publikuar listën e futbollistëve për këtë ndeshje që luhet të martën nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions.

Në mesin e 22 futbollistëve të ftuar, Spalletti ka përfshirë edhe Zhegrovën, i cili pritet të ketë minutazhë në këtë ndeshje.

26-vjeçari nuk u aktivizua në barazimin 1:1 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e fundit kampionale për shkak të një veprimi ndaj tifozëve kundërshtar, për çka edhe u qortua nga trajneri Spalletti.

Zhegrova këtë sezon ka vetëm dy paraqitje në Ligën e Kampionëve, ndaj Borussia Dortmundit (4:4) dhe Sportingut (1:1) apo në total 21 minuta lojë.

Aktualisht, Juventusi ka vetëm tri pikë të tubuara në Champions pasi këtë sezon ende nuk di për fitore.

Të ngjashme

Të fundit