7.4 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Zhegrova entuziast pas barazimit: Mars, na po vijmë

- Advertisement -

Superylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar në Instagram një përmbledhje të ndeshjes së fundit kundër Zvicrës, e cila u mbyll me rezultat 1-1, ku ai luajti për rreth 30 minuta.

Kosova e përfundoi fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në pozitën e dytë në tabelë, duke siguruar kështu kalimin në fazën “playoff”.

Pavarësisht minutave të pakta që mori në këto ndeshje kualifikuese si lojtar i Juventusit, Zhegrova ka shprehur entuziazëm të madh dhe mezi po pret sfidat e “playoff-it”, të cilat zhvillohen në mars dhe do të jenë vendimtare për sigurimin e biletës për Botërorin 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Të ngjashme

Të fundit