7.6 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

- Advertisement -

Edon Zhegrova është shprehur optimist se mund t’ia arrijnë qëllimit për t’u kualifikuar në Botëror.

Sulmuesi i krahut, u inkuadrua në pjesën e dytë te Kosova, që barazoi 1:1 në Prishtinë kundër Zvicrës.

“Është kënaqësi që jemi kualifikuar në plejof. Është një hap, por hapi tjetër janë dy ndeshjet e radhës. Me ekipin që kemi besojmë se do t’ia arrijmë. Është nder i veçantë kur luaj për vendin tim. E kam pasur gjithnjë përkrahjen e tifozëve. Është ëndërr të jesh pjesë e Juventusit, më mbetet shumë punë. Për momentin po ndihem shumë mirë. Jam 100 për qind. Edhe klubi e di. Më mbetet të vazhdojë të punojë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Zhegrova pritet të jetë plotësisht gati për ndeshjet e muajit mars.

Të ngjashme

Të fundit