Mes lëndimeve dhe dështimeve, Edon Zhegrova është bërë një shqetësim te skuadra e Juventusit, pasi edhe tifozët nuk po e kuptojnë situatën.
Aventura e Edon Zhegrovës te Juventusi është bërë një çështje komplekse, pasi te ekipi italian u transferua me bujë të madhe por ende askush nuk e ka pa talentin e tij.
Ai ka qenë jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë, por tek Juventusi rrezikuan duke investuar rreth 20 milionë euro në transferimin e Zhegrovës.
Plani ishte për një integrim gradual dhe trajneri Igor Tudor e trajtoi atë me durim, por pas një shkëndije të shkurtër, iluzioni u shkatërrua.
Tre minutat vendimtare kundër Borussia Dortmund, të ndjekura nga ndeshjet kundër Verona dhe Atalanta, dukeshin si fillimi i një përshkallëzimi.
Në vend të kësaj, pas dështimeve kundër Milanit dhe Villarrealit, erdhi një tjetër pengesë dhe Zhegrova sërish po ka telashe me lëndimin e tij.
Tre muaj pas mbërritjes së tij, Zhegrova është një shembull konkret dhe pasigurinë rreth gjendjes së tij e konfirmoi edhe trajneri Tudor, në prag të ndeshjes me Lazion.






