13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zhdukja e grurit në vitin 2019, Murati: A e ka hetuar Prokuroria Speciale ndonjërin nga ministrat, Hykmete Bajramin apo Endrit Shalën për këtë rast?

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar deputeten Hykmete Bajrami se në vitin 2016, kur Bajrami ishte Ministre për Tregti dhe Industri kishte nënshkruar kontratë me kompaninë “Universal Food” me qëllim ruajtjen dhe deponimin e 4.67 milionë kilogramëve grurë, që ishte pjesë e rezervës shtetërore.

Murati thotë se në vitin 2019, Ministria për Tregti dhe Industri, kur Ministër ishte Endrit Shala, kontraktohet një tjetër kompani “Barileva” për ruajtjen dhe deponimin e grurit që ishte pjesë e rezervës shtetërore.

Pastaj, shton se kur kishte filluar bartja e grurit nga depoja e kompanisë “Universal Food” tek depoja e kompanisë “Barileva”, kishin munguar 2.52 milionë kilogramë grurë në rezervat e shtetit.

“Nga ajo që gjendet nëpër internet, kuptova që për këtë rast, pësimin e vetëm e paska pasur pronari i kompanisë “Universal Foods” i cili qenka dënuar 1 vit me kusht, dhe me gjobë 5 mijë euro”, thotë Murati.

Postimi i plotë:

A e keni ditur këtë:

Në vitin 2016, Ministria për Tregti dhe Industri, kur Ministre ishte Hykmete Bajrami, nënshkruan kontratë me kompaninë “Universal Food” me qëllim ruajtjen dhe deponimin e 4.67 milionë kilogramëve grurë, që ishte pjesë e rezervës shtetërore.

Në vitin 2019, Ministria për Tregti dhe Industri, kur Ministër ishte Endrit Shala, kontraktohet një tjetër kompani “Barileva” për ruajtjen dhe deponimin e grurit që ishte pjesë e rezervës shtetërore.

Kur fillon e bëhet bartja e grurit nga depoja e kompanisë “Universal Food” tek depoja e kompanisë “Barileva”, del se në depo janë vetëm 2.15 milionë kilogramë grurë, ndërsa mungojnë edhe 2.52 milionë kilogramë tjera, që ishin dorëzuar në vitin 2016 nga MTI tek kompania “Universal Foods”.

Pra, 2.52 milionë kilogramë grurë, me vlerë tregu rreth 600 mijë euro, ishin zhdukur.

A i kujtohet dikuj se a ka bërë Prokuroria Speciale arrestime të stafit të MTI për këtë rast?

A e ka hetuar Prokuroria Speciale ndonjërin nga ministrat, Hykmete Bajramin apo Endrit Shalën për këtë rast?

Sa debate janë mbajtur për këtë skandal në studio televizive?

A janë kthyer ndonjëherë 2.52 milionë kilogramë grurë në rezervat e shtetit?

Nga ajo që gjendet nëpër internet, kuptova që për këtë rast, pësimin e vetëm e paska pasur pronari i kompanisë “Universal Foods” i cili qenka dënuar 1 vit me kusht, dhe me gjobë 5 mijë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit