Të enjten janë raportuar dy raste të zhdukjes, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Podujevë.
“Me datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali i saj i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës për rastin e parë në Fushë Kosovë.
“Ankuesi ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në Raport për rastin tjetër në Podujevë