13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Zhduket një 86-vjeçare në Rahovec, nis aksioni për kërkimin e saj

- Advertisement -

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, duke bërë të ditur se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka nisur një operacion kërkimi në Rahovec. Po kërkohet një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc, e cila ka dalë nga shtepia sot rreth ores 16:00 dhe nuk është kthyer”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit