Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se nga sonte do të zhvillohet një operacion kërkimi në fshatin Ujë Mirë, Komuna e Klinës, për gjetjen e personit të zhdukur Ismet Millaku.
Sipas njoftimit, takimi i ekipeve dhe vullnetarëve është paraparë të mbahet në Milloshevë, në orën 23:00.
Shoqata ka ftuar të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar dhe të bashkohen me ekipet në terren.