Billie Eilish, ka marr një vendim të ri në jetën e saj.
Artistja ndërkombëtare ka fshirë të gjitha aplikacionet e mediave sociale në telefonin e saj.
“Për mua, ishte një pjesë kaq e madhe – jo fëmijëria ime, nuk kisha iPad kur isha fëmijë, faleminderit zotit – por sinqerisht, ndihem sikur u rrita në kohën e përsosur të internetit, saqë nuk ishte krejt veç internet. – Unë kam pasur një fëmijëri të tillë dhe kam bërë gjëra gjatë gjithë kohës”, shpjegoi ajo.
Tutje, këngëtarja tha se e morri këtë vendim sepse asaj nuk i pëlqente të shikonte fotot e saj, transmeton PageSix.
“Unë jam një person që hyj në internet… Dhe për të ndryshuar asgjë në lidhje me personin që jam apo jetën që jetoj, dhe thjesht të vazhdoj të bëj atë që bëj gjatë viteve, dhe ngadalë videot që po shikoj dhe gjërat që shoh në internet kanë të bëjnë me mua. ‘Eë, e qelbur.’ Nuk më pëlqen kjo”, shtoj tutje.