Sipas familjarëve, të mërkurën pasi erdhi nga Zvicra, rreth orës 16:00 doli nga shtëpia dhe më nuk u kthye. Për herë të fundit banorët e panë në malin afër fshatit.
Ndërsa, tash e 11 ditë ekipet e Policisë e FSK-së thanë për Klan Kosovën që kanë bërë katër operacione të nivelit më të gjerë të kërkim-shpëtimit por pa sukses. Megjithatë, shtuan se do të vazhdojnë deri në gjetjen e 69-vjeçarit.
I moshuari vuante nga sëmundja e harresës për çka dhe shpesh dilte nga shtëpia, por që sipas familjarëve të tij kthehej gjithmonë.
Kushdo që ka informacione apo mund ta ketë parë 69-vjeçarin, ju lutem kontaktoni familjarët e tij në këtë numër telefoni: 045-772-890.