Në 24-orët e fundit në Kosovë, janë zhdukur dy vajza.
Njëra nga Rahoveci ku në polici e ka raportuar nëna e saj, duke thënë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia.
Ndërsa tjetra në Klinë, ku babai i saj ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
Për të dyja rastet, kanë filluar hetimet.
Raportet e Policisë:
“Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore.”
“Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime.”