Policia njofton se dy gra janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në 24 orët e fundit.
Një burrë ka raportuar zhdukjen e një gruaje në Malishevë, për të cilën ai ka deklaruar se nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Malishevë 14.01.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Edhe në Vushtrri një grua ka raportuar zhdukjen e motrës nga 11 janari.
“Vushtrri 11.01.2025.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj”, thuhet në njoftim