Analisti Shenoll Muharremi mëngjesin e sotëm e nisi sërish duke komentuar mbi situatën aktuale politike në vend.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se bllokada po vazhdon dhe institucionet vitale të shtetit nuk po themelohen.
“Po mbajmë inate, po përçahen e po e polarizojnë shoqërinë”, e nisi Muharremi postimin.
Më tej, ai thotë se ndonëse gjatë fushatës u premtua “parajsa”, çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë. Pagat nuk janë rritur e as miliarda nuk ka për investime, pasi siç thotë ai, “po jepet helm nga seancat 48-orëshe”.
“Na po varfërohemi derisa ata po e shohin interesin e ngushtë të tyre. Varfëria nuk ka brina, kur rriten çmimet, kur ka inflacion, njerëzit bëhen më të varfër. Pikë përgjegjësie nuk paskan pas, me gjasë. E shoqnia, njerëzit? Po i kqyrin si me qenë kjo në Australi apo Zelandë të Re. Çka po boni me ju bë më shumë? Vetëm me hi nëpër shtëpi edhe me na dhunu, tjetër nuk ka mbetë najsen”, shkruan analisti.
Muharremi kërkon nga qytetarët t’i kërkojnë të drejtat e tyre, t’i ndëshkojnë njerëzit e politikanët dhe shikojnë karrigen e pushtetit e vet, derisa populli varfërohet.
Postimi i plotë:
Ku jeni njerëz të durueshëm? Është koha me e kërku hakun!
Bllokada është varfërim dhe mashtrim.
Sot jemi zgju, bllokada vazhdon. Nuk po i themelojnë institucionet vitale të shtetit. Po mbajnë inate, po përçahen e po e polarizojnë shoqërinë.
Ju premtuan parajsën gjatë fushatës e tash vetëm ferrin po jau japin. Ju thojshin kemi me i zbritë çmimin e rrymës, na e rritën për të tretën herë. Thojshin kemi me jau rritë pagat, asnjë cent nuk u rritën. Thojshin miliarda për investime, e doli me na jep helm nga seancat 48-orëshe.
Na po varfërohemi derisa ata po e shohin interesin e ngushtë të tyre. Varfëria nuk ka brina, kur rriten çmimet, kur ka inflacion, njerëzit bëhen më të varfër. Pikë përgjegjësie nuk paskan pas, me gjasë.
E shoqnia, njerëzit? Po i kqyrin si me qenë kjo në Australi apo Zelandë të Re. Çka po doni me ju bë më shumë? Vetëm me hi nëpër shtëpija edhe me na dhunu, tjetër nuk ka mbetë najsen.
Quni, kërkoni të drejtat e juaja. Ndëshkoni brutalisht njerëzit e politikanët që e kqyrin both*n dhe karrikën e vet, pushtetin, derisa na varfërohemi.
A po pritni Trumpin me ardhë prej Washingtoni me ju kry punën? Apo ndoshta po pritni naj mrekulli, naj ellien me ardhë prej Andromedës, një galaksie tjetër, e me kërku të drejtat e juaja?
Mos fleni shumë, se koha nuk pret. Keni të drejtë me kërku hakun e juaj. Ju votën e keni dhënë, obligimin bazik e keni kry. Keni të drejtë edhe me i blloku brenda Kuvendit e mos me i lanë me dalë derisa gjejnë zgjidhje e pajtohen mes vete. Kush janë këta trima që nuk brengosen për vendin që u ndërtu me gjak e me shumë përpjekje?
Vetëm një herë në histori kemi pas fat me u çliru kështu dhe me kriju shtetin e pavarësinë. E tash po luajnë me qato. Ju po i kqyrni prej distance e po acaroheni mes vete? Mos u bani tra-la-la, po kërkoni me kry obligimin e tyre dhe me ju shërby juve qytetarëve. Kurgjo ma shumë as ma pak, vetëm hakun tuaj lypeni. Me ngulm, me insistim… pa u tërhekë kurrë.