Nëse zgjoheni shpesh para se të bjerë alarmi i mëngjesit dhe keni vështirësi të flini në mbrëmje, shkaktar mund të jetë gjëndra tiroide.
Një ndër arsyet më të zakonshme fizike për çrregullimet e gjumit është mbifunksionimi i saj, i njohur si hipertiroidizëm.
Kjo gjendje çon në përshpejtim të metabolizmit, rritje të rrahjeve të zemrës, ndjesi nervozizmi dhe rrjedhimisht në pagjumësi.
Gjëndra tiroide ka rol kyç në shumë funksione trupore. Thuhet se pothuajse çdo person i dytë në Gjermani vuan nga ndonjë çrregullim tiroide.
Mbifunksionimi ndodh kur gjëndra prodhon sasi të tepërt të hormoneve tiroksinë (T4) dhe trijodtironinë (T3), duke ndikuar në ritmin e zemrës, tretje, peshë trupore dhe nivelin e energjisë.
Kjo mund të shkaktojë zgjim të hershëm, ankth dhe paaftësi për të fjetur sërish.
Sipas gjermanes, Bild, në rastin e hipotiroidizmit (nënfunksionim), prodhohen më pak hormone, gjë që çon në lodhje të vazhdueshme.
Ndërsa një tiroide tepër aktive, përveç pagjumësisë, mund të shkaktojë shqetësime të tjera si rrahje të forta të zemrës dhe ndjenjë të vazhdueshme tensioni.