Kanë përfunduar zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ku u zgjodh kryetari i bordit dhe anëtarët e bordit.
Xhemajl Rexha është rizgjedhur kryetar i Bordit të AGK-së, ndërsa me statutin e ri, Naile Dema Selmani, nënkryetare.
Ndërkaq, anëtarët e zgjedhur janë:
“Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”.