21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Zgjerohet operacioni kundër drogës që lidhet me përgjimet në SKY ECC, këta janë emrat e të arrestuarve

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në kuadër të përgjimeve në aplikacionin ‘SKY ECC’ që lidhet me hetimin e bosëve të drogës.

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale ka bastisur mbi 20 lokacione që nga mëngjesi i së mërkurës.

Siç raporton Insajderi duke iu referuar burimeve, në pranga kanë rënë Arxhent Qupevaj, Astrit alias Kazmi dhe Keli alias Millano.

Në aksionin paraprak në kuadër të këtij aksioni kishin rënë në pranga 22 të dyshuar për trafikim të narkotikëve.

22 të dyshuarit vepronin si grup kriminal porosinin substanca narkotike të llojit: kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Irani dhe Turqia. Destinacioni ishte Kosova.

“Aktivitetin e tyre kriminal e realizojnë fillimisht duke aranzhuar porosit e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes pjesëtarëve të këtij grupi sigurohen që narkotikun ta fshehin nëpër kontejner të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunker duke e kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluar ekstra për fshehjen e narkotikut, të njëjtën përmes rrugëve tokësore, porteve detare, përmes Shqipërisë, Maqedonisë se Veriut e sjellin në Kosovë”, thuhej ndër të tjera në dosje.

Siç thotë Prokuroria, për ta shtuar sasinë e narkotikut, të dyshuarit e përziejnë me sodë buke dhe përzierës të tjerë dhe e transportojnë për në Serbi, Bosnje, Kroaci, Gjermani, Zvicër. Një sasi tjetër e shesin në Kosovë.

Në dosje thuhet se të dyshuarit s’kursejnë asnjë formë për ta mundësuar transportimin e drogës jashtë shtetit.

Të pandehurit nuk kursejnë asnjë mjet për të ja arritur qëllimit, qoftë duke korruptuar zyrtarë shtetërorë, e në raste të caktuara edhe duke eliminuar fizikisht ndonjë anëtar të grupit nëse i njëjti nuk vepron sipas udhëzimeve të grupit të organizuar kriminal”, thuhet ndër të tjera.

Emrat e të arrestuarve në këtë operacion:

Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigrani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic

Të ngjashme

Të fundit