8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zgjerimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, flet ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut

- Advertisement -

Sonte në Pressing po diskutohet për Gjykatën Speciale, aktakuzën e re ndaj krerëve të UÇK’së dhe aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj që pritet të shpallet më 18 maj.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se ka shumë shkelje të procedurave në gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

“Ajo është veç një imagjinatë se për disa vjet rresht diku më shumë se 10 vjet EULEX ka kërkuar në Budakovë mos po gjen diku ndonjë vend-mbajtje. S’ka pasur dhe s’ka gjetur kurrë ”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.

“Asnjë hallkë të komandimit për veprim kriminal nuk ka me gjetur prokuroria askund dhe për këtë jam shumë i bindur që nuk ka me gjetur arsye edhe për me i dënuar”, tha Halitjaha.

“Kjo shtojcë dhe shumë shtojca tjera që janë paralajmëruar kanë me i marrë edhe Drenica 1, Drenica 2, ato në Llap çka kanë ndodhur ose në Kleçkë. Të gjitha çka ka pasur EULEX, unë jam i bindur se kanë me i mbledh edhe pse janë të përmbyllura nga EULEX. Ato kanë me u përmbledh për dy arsye: Nuk kanë prova të bollshme. Ka shumë shkelje procedura”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit