8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 14 maj

- Advertisement -

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 14 maj.

“Me autoritetin e dhënë nga Neni 116 i kushtetutës sonë, nënshkrova dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj, të cilat ishin planifikuar të mbahen më 18 qershor të vitit 2023”.

“Agjenda jonë zgjedhore sërish do të qëndrojë në shërimin e plagëve të viktimave të tërmetit dhe kompensimin e dëmeve ekonomike e sociale të kësaj fatkeqësie”, deklaroi Erdogan, shkruan Anadolu.

Erdogan theksoi se qëllimi i tyre është që brenda një viti të përfundojnë 319 mijë shtëpi në zonat e tërmetit, përfshirë 244 mijë banesa dhe 75 mijë shtëpi fshati, dhe t’ua dorëzojnë pronarëve.

Në vitin 2017, votuesit turq përmes një referendumi vendosën të kalojnë nga sistemi parlamentar në një sistem ekzekutiv presidencial të qeverisjes dhe që nga viti 2018 vendi hoqi dorë nga posti i kryeministrit dhe kaloi plotësisht në një sistem presidencial të qeverisjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit