9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Zgjedhjet për president të FSHF-së do të mbahen më 16 shkurt, Duka i vetmi kandidat

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së.

Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar.

Nga viti 2002 FSHF-ja udhëhiqet nga Armand Duka. Ai fitoi besimin e delegatëve të FSHF-së edhe pesë herë tjera.

Të ngjashme

Të fundit