9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zgjedhjet për president dhe Kongres – si qëndrojnë rezultatet në ShBA?

- Advertisement -

Republikani Donald Trump tashmë është konfirmuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por në cilat pjesë shkaktoi përmbysje Partia Republikane dhe si qëndrojnë rezultatet në dy dhomat e Kongresit?

Trumpi shkaktoi përmbysje në katër shtete kyçe, duke i bërë “të kuqe” ato që deri më tani ishin “të kaltra”, pra ku më parë kishte fituar Partia Demokratike – Georgia, Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani. Republikanët gjithashtu e morën kontrollin e Senatit, që është dhoma e lartë e Kongresit.

Në Georgia, shtet që për një kohë të gjatë ka qenë bastion i republikanëve, demokrati Joe Biden kishte fituar më 2020 me epërsi prej më pak se 12 mijë votash. Më 2022, republikani Brian Kemp fitoi me epërsi prej 7,5 për qind. Të martën, Trumpi mori 50,7 për qind të votave, ndërsa demokratja Harris 48,5 për qind, raporton gazeta “The Guardian”.

Në Michigan, Bideni më 2020 kishte arritur që të fitonte pas triumfit të Trumpit në vitin 2016. Atje janë votuar demokratët në mënyrë të vazhdueshme nga viti 1992 deri më 2012. Sidoqoftë, Trumpi të martën fitoi edhe në Michigan me 49,8 për qind të votave, ndërsa Harrisi mori 48,3 për qind.

Në Wisconsin, kandidatët demokratë për presidentë kishin fituar vazhdimisht nga viti 1988 deri më 2021. Më 2016 fitoi Trumpi, ndërsa Bideni e riktheu shtetin më 2020, edhe pse me epërsi të vogël. Të martën, Trumpi fitoi atje me 49,7 për qind të votave, ndërsa Harrisi doli e dyta me 48,8 për qind.

Pensilvania, që ka 19 vota në Kolegjin zgjedhor, duke qenë shtet kyç në garën presidenciale, ishte fituar nga Bideni më 2020. Këtë vit fitoi Trumpi me 50,5 për qind të votave, ndërsa nënpresidentja Harris mori 48,6 për qind.

Përpos fitores në garën për president, republikanët triumfuan edhe në një pjesë tjetër të zgjedhjeve, pasi e siguruan shumicën në Senat, ku kontrollin deri më tani e kishte Partia Demokrate.

Gara për shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk është mbyllur ende, por republikanët aktualisht janë në epërsi edhe për dhomën e ulët të Kongresit, pasi deri më tani kanë 206 ulëse, ndërsa demokratët 191. Për ta siguruar shumicën nevojiten 2018 ulëse.

Në shtete të tjera, vlen të theksohet se Trumpi ka shënuar fitore të thellë kundër Harrisit në Alabama – 64,8 me 34,2 për qind – dhe në Arkansas – 64,2 me 33,5 për qind.

Një kandidat për president duhet të ketë të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve. Deri më tani, Trumpi ka 295 vota të tilla, ndërsa Harrisi 226, sipas projeksionit të gazetës “The Guardian”./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit