Home Lajme Botë Zgjedhjet parlamentare në Francë, dorëhiqet kryeministri Gabriel Attal

Zgjedhjet parlamentare në Francë, dorëhiqet kryeministri Gabriel Attal

0
Zgjedhjet parlamentare në Francë, dorëhiqet kryeministri Gabriel Attal

Kryeministri francez Gabriel Attal ka njoftuar se do t’ia dorëzojë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron sot (e hënë) në mëngjes.

Në një reagim në platformën X, ai ka shtuar do të kryejë funksionet e tij për aq kohë sa kërkohet.

Ky reagim i Attal vjen pasi koalicioni i krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor të Francës fitoi shumicën e vendeve në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, duke i vendosur ato në rrugën e duhur për një fitore të papritur ndaj partisë së Tubimit Kombëtar, por pa një shumicë absolute në parlament.

Exit mobile version