17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zgjedhjet në veri të Kosovës, vetëm pas 3 muajsh

- Advertisement -

Pavarësisht përfundimit të fazës së mbledhjes së firmave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe, zgjedhjet për drejtuesit e rinj të këtyre njësive nuk do të mbahen më herët se Prilli i ardhshëm.

Kështu gjykon Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili thotë se shkak për këtë vonesë janë procedurat dhe afatet ligjore.

“Unë besoj që mund të kemi kryetar të rinj të zgjedhur në proceset të votimit diku pas rreth 3 muajve minimalisht nëse ndiqen të gjitha afatet kohore dhe në raste se plotësohen të gjitha kushtet ligjore sidomos ato për pragun prej 50% plus 1 vota për largimin e kryetarëve.”

Sipas tij, nëse vërtetohet vlefshmëria e firmave të mbledhura, qytetarët e këtyre komunave fillimisht duhet të votojnë për largimin e kryetarëve aktual.

“Në rast se konstatohet që është arritur ky prag atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet që ta njoftoj fillimisht kryesuesin e Kuvendit Komunal, kryetarin përkatës të komunës dhe Ministrin e Administrimin e Pushtetit Lokal që është arritur ky prag dhe që fillohen procedurat për organizimin e procesit të votimit. Që ndonëse nuk e ka një emër formal është një lloj mini-reforendumi ku qytetarët do të dalin dhe do të shënojnë votën e tyre nëse janë për apo kundër largimit të Kryetarëve nga pozita e tyre”.

Ndaj, për shkak të këtyre procedurave të tejzgjatura Cakolli thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kryetarëve aktual.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit