18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zgjedhjet në Veri, Osmani: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të referndumit të votimit për largimin e kryetarëve në Veri e ku nuk morën pjesë qytetarët serbë.

Në deklaratën e saj, Osmani thotë se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj, por kjo e drejtë nuk u shfrytëzua nga qytetarët, përcjell Scanner.

Sipas Osmanit, Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Kujtojmë se organizimi i zgjedhjeve të reja në komunat e Veriut ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian./Scanner/

Deklarata e plotë:

 

Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuqiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë.

E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit