24 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Zgjedhjet në veri, “ndërhyrja e BE-së, antikushtetuese”

- Advertisement -

Sfidave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit u mbijetuan e nga to dolën fitimtarë.

Por Bashkimi Evropian kërkoi rishtazi që mandatet e 4 kryetarëve shqiptar në veri të digjen për t`i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, me përfshirjen e serbëve në to.

Për Kadri Kryeizu si një nga hartuesit e Kushtetutës, një akt i tillë bie ndesh me aktin më të lartë juridik. Ai thotë se BE-ja duhej vepruar para 23 prillit.

E një qasje e tillë e Brukselit po kritikohet edhe nga Mazllum Baraliu, njohësit e çështjeve juridike që thotë se ë njëjta bie në kundërshtim me nenin 57 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

Djegien eventuale të mandateve apo edhe një riorganizim të votimeve e pati mohuar kryeministri Albin Kurti para takimit të 2 majit.

Pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryetarët e zgjedhur duhet ta bëjnë betimin e tyre jo më vonë se më 28 maj.

 

Të ngjashme

Të fundit