Sipas një njoftimi të KQZ-së, në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre.
“Procedura është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/ “, thuhet në njoftim.
KQZ përmes faqes së saj zyrtare ka publikuar edhe qendrat e votimit, qytetin se ku mund të votojë qytetari si dhe lokacionin e saktë se ku është vendvotimi.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime