Home Lajme Zgjedhjet në veri, Hasanpapaj: Shfaqje teatrale e qeverisë dhe ndërkombëtarëve

Zgjedhjet në veri, Hasanpapaj: Shfaqje teatrale e qeverisë dhe ndërkombëtarëve

0
Zgjedhjet në veri, Hasanpapaj: Shfaqje teatrale e qeverisë dhe ndërkombëtarëve

Nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan nuk ka fituar askush.

Kështu po konsideron opinionisti Bardhyl Hasanpapaj.

Hasanpapaj tha se kjo që po ndodh është një shfaqje teatrale nga ana e institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtare.

“Unë po besoj që është e vështirë që këto zgjedhje do t’i plotësojnë edhe standardet më minimale. Po ashtu është e vështirë që kjo të plotësojë edhe kriteret e ligjeve të Kosovës, që askush nuk mund ta pengojë të drejtën e votës. Dhe këtu qeveria nuk mund të fshihet”, tha Hasanpapaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Nga zgjedhjet e së dielës, dy komuna u fituan nga Partia Demokratike e Kosovës dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje.

Exit mobile version