24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Zgjedhjet në veri, Escobar: Dorëheqja e kryetarëve rruga më e shpejtë

- Advertisement -

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të martën se pret nga Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj.

Në prag të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Escobar tha për Zërin e Amerikës se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.

Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, thotë ai.

Ai ka përsëritur se ShBA-ja dëshiron zotim konkret për zbatimin e marrëveshjes, porse tha se kryeministri Albin Kurti nuk u zotua për prezantimin e draftit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

“Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit (të marrëveshjes). Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit