Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin përfundimtar për bashkinë Vorë, ku u zhvillua procesi i votimit dhe numërimit elektronik të votave.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Socialiste ka fituar 8.082 vota ose 57.09% në total.
Partia e dytë renditet Partia Demokratike – Koalicioni Shqipëria Madhështore, e cila ka marrë 4.803 vota ose 33.93%.
Rezultatet e tjera janë si më poshtë:
- Partia Socialdemokrate – 330 vota (2.33%)
- NISMA – SHB – 260 vota (1.84%)
- MUNDËSIA – 330 vota (2.21%)
- KEA – 109 vota (0.77%)
- BASHKË – 142 vota (1.00%)
- LA – 25 vota (0.18%)
- ADR – 22 vota (0.16%)
- AKSH – 25 vota (0.18%)
- DZH – 45 vota (0.32%)