9.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja: 40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri është në fazën përfundimtare të procedurës së prokurimit për zgjedhjen e kompanisë që do të dërgojë fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Procesi pritet të përfundojë brenda dy ose tre ditëve.

Janë 245.808 zgjedhës të regjistruar në listën e votuesve jashtë Shqipërisë, dhe fletët e votimit do të dërgohen në 85 shtete.

Fondi i përcaktuar për transportin e tyre është 10 milionë euro pa TVSh, ndërsa kostoja për çdo fletë votimi llogaritet rreth 40 euro.

Sipas rregullave të përcaktuara, postieri do të dorëzojë personalisht zarfin me fletën e votimit dhe zgjedhësi duhet të firmosë pranimin. Nëse nuk ndodhet në shtëpi, postieri do të kthehet edhe dy herë. Në rast se dorëzimi nuk realizohet, zarfi do të kthehet në KQZ.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit