21.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Zgjedhjet në Shqipëri – A po lëkundet pushteti i Ramës më 11 maj?

- Advertisement -

Pas një periudhe 4-vjeçare, shqiptarët më 11 maj do t’iu drejtohen kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare

Për më shumë se një dekadë me Shqipërinë udhëheqë Partia Socialiste ne krye me Edi Ramën.

Sondazhet e publikuara deri më tani në Shqipëri e vendosin sërish në pozitë të parë Partinë Socialiste ndërsa të dytën Partinë Demokratike.

Megjithatë gazetari, Bledian Koka, e sheh një garë të hapur mes partive politike ndërsa thotë se opozita me sukses të prezantoj programin politik.

“Opozita ka zgjedhur një strategji të mirë ku përpiqet t’iu flas qytetarëve. Diskutimet kryesore lidhen me fushën ekonomisë si pikë kyçe. Në anën tjetër, Edi Rama, ka zgjedhur një rrugë tjetër duke mos folur fare për programin qeverisës por vetëm duke përdorur gjuhë përçmuese ndaj opozitës” , tha Koka.

Se opozita ka ndryshuar qasje e thotë edhe analisti politik, Ben Andoni.

Pavarësisht se sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste si të paren, Andoni vlerëson se opozita po bën një fushatë shumë të mirë duke u fokusuar në problemet e qytetarëve.

“Sipas sondazheve ka një avantazh të Partisë Sociale në këto zgjedhje. Ndërkohë Partia Demokratike për hir të së vërtetës është duke bërë një fushatë më konkrete, më racionale sesa Partia Socialiste sepse po drejtohet tek problemet reale të Shqipërisë. Partia Socialiste nuk po flet fare për të tashmen duke u fokusuar vetëm tek e ardhmja”, deklaroi Andoni.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 53 parti politike, ndërkohë që garojnë 3 koalicione parazgjedhore dhe shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 deputetë, për një periudhë 4-vjeçare.

Të ngjashme

Të fundit