8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zgjedhjet në ShBA, sondazhi i fundit nxjerr Harris kryesuese ndaj Trump në 3 shtete kyçe

- Advertisement -

Zv/presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, udhëheq mbi ish-presidentin Donald Trump në tre shtete kyçe të SHBA-së. Ky është konkluzioni i sondazhit më të ri të publikuar nga New York Times dhe Siena College.

Sipas sondazhit , i cili u krye me 1,973 votues të regjistruar nga 5 deri më 9 gusht, Harris kryeson ndaj Trump me katër pikë përqindje në Ëisconsin, Pensilvani dhe Michigan.

Konkretisht, në të tre shtetet, Kamala Harris ka 50% të votuesve, e ndjekur nga Donald Trump me 46%. Megjithatë, kur u pyeten se kujt do t’i besonin për të bërë një punë më të mirë në ekonomi, Trump kryeson ndaj Harris me 52% në Ëisconsin dhe Pensilvani dhe 51% në Michigan.

Sondazhi tregon gjithashtu se votuesit preferojnë që Trump të merret me imigracionin , një tjetër çështje qendrore në garën presidenciale, ndërsa Harris kryeson në demokracinë dhe të drejtat e abortit.

Marzhi i gabimit ishte plus ose minus 2,5 pikë përqindje për të gjithë votuesit e regjistruar dhe plus ose minus 2,6 pikë përqindje për elektoratin.

Sondazhi i fundit i shton një vrull të ri fushatës presidenciale demokrate, ndërsa Harris dhe kandidati i saj për zv/President, Tim Walsh, përfundojnë ndalesat e tyre në shtetet e lëkundura që mund të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet e nëntorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit