16 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Zgjedhjet në Poloni, Donald Tusk shpall fitoren

- Advertisement -

Në selinë e “Koalicionit Qytetar ” të Varshavës, opozitari i Polonisë, Donald Tusk, është shfaqur në skenë vetëm disa minuta pasi votimi kishte përfunduar për të shpallur fitoren.

“Është fundi i kohërave të liga, është fundi i rregullit i PiS, ne ia dolëm”, tha ai, me brohoritje nga mbështetësit e mbledhur.

“Ne fituam demokracinë, fituam lirinë, fituam Poloninë tonë të lirë të dashur … Kjo ditë do të mbahet mend në histori si një ditë e ndritshme, rilindja e Polonisë”, tha ai.

Sondazhet tregojnë se nëse opozita bëhet bashkë për të formuar një koalicion nuk mund t’i lë rrugë partisë në pushtet PiS që të vazhdojë edhe për një mandat, shkruan The Guardian.

Në Poloni kanë nisur të numërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel.

Sipas rezultateve të para, është “Partia për Ligj dhe Drejtësi” që është duke kryesuar me 36.8 përqind, thotë ‘Exit poll’ Ipsos.

“Kolicioni civil” i Donald Tusk aktualisht është në vendin e dytë me 31.6 përqind të votave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit