Zgjedhjet presidenciale në Iran kanë përfunduar, duke dhënë një rezultat interesant. Masoud Pezeshkian, kandidat reformist, është shpalluar fitues i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale iraniane.
Ai ka mposhtur kandidatin e linjës së ashpër, Saeed Jalili.
Gjatë fushatës, Pezeshkian ka premtuar se do të afrohej me Perëndimin. Përveç “hapjes” me Perëndimin, siç raporton Zëri i Amerikës, presidenti i ardhshëm i Iranit ka premtuar edhe lehtësimin e zbatimit të ligjit të detyrueshëm për bartjen e shamisë në vend.
Pezeshkian, që është më profesion doktori i zemrës, i flet gjuhët azeri, farsi dhe kurde, ndërsa gjatë fushatës ka premtuar një afrim me etnitë pakicë të Iranit.
Sjellim ndër mend që këto zgjedhje janë mbajtur pas vdekjes aksidentale të presidentit 63-vjeçar Ebrahim Raisi, i cili vdiq pas rrëzimit të helikopterit më 19 maj.