Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi.
Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme.
Në Gostivar, Valbon Limani i AKI-së ka fituar bindshëm edhe atë me dallim prej 10 mijë votash kundrejt Sabedin Dautit të VLEN-it.
Në Komunën e Vrapçishtit edhe pse kandidati i AKI-së Isen Shabani fitoi me mbi 80%, i njëjti nuk do të mund të bëhet kryetar meqë nuk u arrit cenzusi dhe aty do duhet të përsëriten zgjedhjet.
Në rrethin e parë, VLEN ka fituar edhe Komunën e Tearcës me kandidat Daut Memishi, Komunën e Bogovinës me Feti Abazin dhe Komunën e Zhelinës me Blerim Sejdiun.
Shqiptarët për herë të parë do të fitojnë një komunë që gjithmonë ka qenë në duart e maqedonasve, pra komunën e Çashkës. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri ka korr fitore prej mbi 50% të votave që në rrethin parë.
Sipas informacioneve, edhe në Saraj prin kandidatit i VLEN-it Muhamet Elmazi kundrejt Blerand Rexhepit të AKI-së por ende nuk ka informacione zyrtare nëse shkon në rrethin e parë apo jo.
Në Komunën e Strugës prin kandidati i VLEN-it Mendi Qyra me mbi 2 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Arsim Dalipi.
Në Komunën e Likovës, Erkan Arifi ka fituar me 2 mijë vota diferencë që na rrethin e parë të zgjedhjeve.
Në Komunën e Dibrës, kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka kaluar me vota Ilirjan Fetahun e AKI-së dhe në rrethin e dytë do të përballet me Fisnik Melën e VLEN-it.
Në Komunën e Haraçinës gjithashtu prin VLEN me kandidatitn Daut Beqiri ndaj kandidatit të AKI-së Skender isufi por nuk dihet ende nëse do të kalon në rrethin e parë.
Në Komunën e Bervenicës në rrethin e dytë do të shkojnë kandidati i VLEN Haqim Ramadani dhe i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.
Nga AKI thonë se prijnë me mbi 20 mijë vota AKI përball VLEN-it në nivel nacional, ndërkaq VLEN është në avantazh për sa i përket numrit të komunave.
Megjithatë, deri nesër pritet që të dalin rezultatet përfundimtare dhe të çertifikohen zgjedhjet.