11.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, Thaçi: Ju apelojë të gjithë shqiptarëve të mos dalin të votojnë

- Advertisement -

Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, ka folur për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve që mbahen nesër ( e diel), atë që pritet pas zgjedhjeve lokale dhe tema të tjera.

Thaçi ka apeluar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të mos dalin të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, për t’u dhënë mesazh aleatëve që janë të pakënaqur me pozitën e shqiptarëve atje.

“Partia ime nuk është aq e rëndësishme sa të ndikojë fuqishëm në këto zgjedhje. Ju apeloj të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të mos dalin të votojnë”, ka thënë ai në Pressing në T7.

Sipas tij, mesazhi përfundimtar nga mosdalja e shqiptarëve në këto zgjedhje do t’ju shkojë maqedonasëve.

“Mos shpresoni se do të talleni me ne shqiptarët… mos të mendojnë se ne jemi të dorëzuar”, përfundoi Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit