- Advertisement -
Me përfundimin e procesit të numërimit të votave në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, janë konfirmuar tashmë edhe asamblistët më të votuar në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë muaj.
Duke përjashtuar bartësit e listave – të cilëve votat e subjektit politik u kalohen automatikisht – disa kandidatë për asamble komunale kanë arritur të fitojnë mbi një mijë vota personale, duke dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.






