-1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Zgjedhjet e sotme, Gorani: Përbërja numerike s’ka me ndryshu shumë, kemi me qenë në krizë përsëri

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani, është deklaruar për zgjedhjet e sotme, duke thënë se votuesit nuk ofrojnë zgjidhje për krizat.

Ai ka thënë edhe se, përqindja është shumë e vogël, dhe se struktura numerike s’do të ndryshojë shumë.

‘’Përqindja lun shumë pak, dhe këto zgjedhje janë mesazh që sa i përket  votuesve, votuesit nuk ofrojnë zgjidhje prej krizës, prej ngërçit. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve është rezultat i një kokëfortësie. Na jemi në situatë kur në Kuvend, struktura e numrave ose përbërja numërike nuk ka më ndryshu shumë, ajo nënkupton se që na përsëri kemi me qenë në një lloj të krizës, dhe ka me pas nevojë për zgjidhje kreative. Këto janë zgjedhje që na i kemi mbajtë meqenëse se kemi qenë të detyrum, në kuptim e na votueseve. Me dashtë s’i kemi dashtë, ndonjë entuziazëm s’e kemit treguar.  Mirëpo rezultati dallon në pëqindje shumë të vogël, ose në përqindje që nuk është prit me qenë kaq të vogël’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit