Home Lajme Zgjedhjet e reja në veri, precedenti që po cilësohet rrezik për të ardhmen

Zgjedhjet e reja në veri, precedenti që po cilësohet rrezik për të ardhmen

0
Zgjedhjet e reja në veri, precedenti që po cilësohet rrezik për të ardhmen

Fillimisht hezitonte të fliste rreth zgjedhjeve të reja, të parakohshme në katër komunat veriore.

Por, pas negociatave dhe insistimeve ndërkombëtare, kryeministri Kurti, pranoi që të pozicionohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Mirëpo, për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi thotë se duhet të ndiqen disa procedura.

Kjo procedurë që po proklamohet nga qeveria, për Eugen Cakollin, është më e vështira nga tri sosh sa ekzistojnë në praktikë.

Bile, ky po thotë se në rast se veriu shkon në zgjedhje në këtë formë, do të krijohet një precedent i rrezikshëm në të ardhmen.

Dy nga katër kryetarët në komunat në veri janë nga Partia Demokratike.

Nga kjo parti po thonë se i pari i qeverisë, Albin Kurti, s’mund të marrë vendim e as të flas për kryetarët që vijnë nga partia e tyre.

Ganimete Musliu po e tregon edhe arsyen pse.

Forma më e lehtë që po konsiderohet për organizimin e zgjedhjeve, sipas njohësve, është dorëheqja e kryetarëve apo edhe ndërrimi i vendbanimeve të tyre.

Mirëpo, kjo gjë nuk po mbështetet nga qeverisja qendrore.

Pas zgjedhjeve në veri, të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë, katër komunat veriore u bënë me kryetarë shqiptarë, por të cilët kanë problem me legjitimitetin e tyre për shkak të daljes së ulët të votuesve në zgjedhje.

Exit mobile version