24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, Kryeziu: Presidentja të kontaktojë me Kushtetuesen dhe KQZ-në

- Advertisement -

Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese  është diskutuar në Edicionin Special.

Ish-gjyqtari i kësaj gjykate Kadri Kryeziu, ka treguar se cila hapat duhet t’i ndjekë shefja e shtetit nga tani.

“Kjo situatë tejkalohet sipas mendimit tim, të fokusuar në shkencë dhe përvojë. Presidentja e shtetit për këtë moment duhet të kontaktojë në vazhdimësi me Gjykatën Kushtetuese, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të përgatisin shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Kryeziu në Klan Kosova.

Kujtojmë se Kosova ndodhet në ngërç politik nga 15 prilli, kur deputetët e kësaj legjislature bënë betimin.

Por, tash e 50 seanca me radhë nuk ka ndonjë rezultat pozitiv rreth formimit të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit