Rrënime në Orllan të Podujevës, u bëmë mollë sherri që kryetari e drejtori i Inspeksionit në këtë komunë të ndajnë rrugët.
Shpejtim Bulliqi shkarkoi nga detyra drejtorin Besnik Mulliqi për siç tha nga mospuna ky i fundit lejoi ndërtimit e këtyre objekteve pa leje.
Megjithatë, ish-drejtori i cili ani se i premtoi televizionit intervistë e më vonë ndërroi mendje, largimin nga detyra e arsyetoi me vendimin për rrënimin e këtyre objekteve.
Pasi siç tha kryetari e pengoi në zbatimin e ligjit.
Për këtë çështje LDK-ja e Podujevës kërkon hetim.
Mulliqi është i treti drejtor që u largua nga drejtoria e Inspeksionit, që prej kur qeverisë Bulliqi.
Për monitoruesit e komunës, mos rahatia me drejtorët, po ndodhë për shkak të zgjedhjeve të brendshme të LVV-së.
Nga pozita që mbante si drejtor i shëndetësisë dha dorëheqje edhe Driton Vela.
Siç mëson televizioni edhe Vela u largua nga komuna për shkak të mospajtimeve me kryetarin Shpetim Bulliqi.