Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 6 korrik do të mbahen zgjedhjet e kësja organizate.
Ata kanë bërë të ditur detaje edhe nga agjenda.
Agjenda e Kuvendit Zgjedhor:
11:00 Regjistrimi;
11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;
11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;
12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;
12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;
12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;
12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;
15:00 Shpallja e rezultateve.