Kryetari i Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, ka njoftuar bashkatdhetarët se mund të drejtohen për ndihmë për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët në Itali se për ndihmë rreth regjistrimit për të votuar mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të paraqitur në foto, sipas secilit qytet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.







