6.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ nis sot dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë në diasporë

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të nisë sot (e diel) dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në mënyrë që ata të votojnë me postë, për zgjedhjet që do të mbahen në vend më 28 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ai ka thënë se nisja e fletëvotimeve do të bëhet në orën 10:45

Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të mbahen për herë të dytë brenda këtij viti. Për dallim nga ato të 9 shkurtit, zgjedhjet e 28 dhjetorit do të zhvillohen për shkak të mos krijimit të qeverisë, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje, dështoi ta bënte, edhe pse pati dy herë mundësinë përmes mandatarëve, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Lidhur me këtë, tashmë partitë kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër, si dhe kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë.

Sa i përket numrit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ ditë më parë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë persona që janë regjistruar të votojnë me postë.

Të ngjashme

Të fundit