14.5 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet e Shqipërisë

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke përmbyllur zyrtarisht procesin për të 12 qarqet e vendit. Por paralelisht, Partia Demokratike ka nisur kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve.

Qarku i parë për të cilin ka kërkuar mosnjohjen e rezultatin është qarku i Kukësit, ndërsa gjatë javës pritet që opozita të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve edhe për qarqet e tjera. Sipas tyre, nuk mund të certifikohet rezultati përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e plota nga kompania postare DHL, veçanërisht ato që lidhen me votën e emigrantëve në Greqi, shkruan tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.Kemi kërkuar argumente që kanë të bëjnë me kryqëzimin e të dhënave të PER. Kërkojmë që të vihen në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur kopjet e njësuara të procesverbaleve e të gjitha KZAZ-ve, të çdo zone zgjedhore”, tha Franc Nuri, përfaqësues i PD-së në KQZ.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se dokumentet kanë mbërritur në KQZ dhe do t’i vihen në dispozicion edhe Partisë Demokratike.

“Është dorëzuar në KQZ i gjithë dokumentacioni i plotë, dhe këtë do ua vëmë menjëherë në dispozicion. Ndërkohë, do të përgatisim dokumentacionin e kërkuar sipas jush edhe për këto 3 qarqe, në vijim të asaj se çfarë keni kërkuar për qarqet e tjera”, tha Celibashi.Kërkesa e PD për të mos njohur rezultatin dhe për të përsëritur zgjedhjet pritet të mbajë të hapur betejën paszgjedhore edhe për disa javë

Të ngjashme

Të fundit