Sipas Bajraktarit, vendimi lë hapësirë për të konstatuar se bëhet fjalë për një vendim të natyrës balancuese, i cili njëkohësisht i jep të drejtë edhe Presidentes Vjosa Osmani, duke nënvizuar se ajo nuk ka shkelur Kushtetutën.
Ai theksoi se ky vendim ka vendosur disa standarde të rëndësishme që duhet të aplikohen në të ardhmen, veçanërisht sa i përket afatit kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.
“Fakti që 60-ditëshi është i rëndësishëm dhe, nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje”, deklaroi Bajraktari.
Ai tutje ka shtuar se “Afati 34-ditor fillon të llogaritet nga sot, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen më së largu deri më 7 qershor”.






