Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit në referendumin e qershorit.
Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka bërë të ditur se fletëvotimet janë duke u dërguar me postë.
Me këtë rast, ambasada deklaron se nëse ka shtetas italianë që nuk kanë marrë ende paketën e fletëvotimit, kopjen e saj mund ta kërkojë në secilën konsullatë të shtetit.
“Fletët e votimit po dërgohen! Nëse nuk e keni marrë paketën e fletëvotimit, mund të kërkoni një kopje duke filluar nga 25 maji në konsullatën tuaj të referencës”, thuhet në njoftim.