Është mbyllur procesi i votimit në Shqipëri.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të orës 18:00 tregojnë se pjesëmarrja ka qenë 41.41%.
Në tërësi, deri në atë orë kanë raportuar vetëm 3 mijë e 567 qendra nga 5 mijë e 225 në total.
Pjesëmarrja është më e larta nga gjithë qarqet është shënuar në Dibër me 4830% deri në orën 18:00.
Nga ana tjetër, Vlora ka reflektuar shifrat më të ulëta, me 29.04% të pjesëmarrjes. Kjo, edhe për shkak se në zonën e Vlorës po zhvillohet aktualisht etapa e tretë e garës çiklistike Giro d’Italia, e cila parasheh disa akse madhore rrugore të bllokuara.
Sa i takon një pasqyre të përgjithshme, në Tiranë pjesëmarrja duket e mirë, me 47.78% të votuesve, të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre politik. Në Kukës, pjesëmarrja është në 45.73%, Elbasan 40.91%, Berat 38.51% dhe Lezhë 39.99%.