19.6 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti 3? Flasin analistët

- Advertisement -

Votimi i Dimal Bashës për kryeparlamnetar ka zvogëluar mundësinë e bashkëpunimit mes LVV-së dhe Nismës, ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra.

Ai ka thënë se është humbur shansi që në këtë legjislaturë të ketë Qeveri Kurti3.

“Unë mendoj që Kurti është në vështirësi për të siguruar numrat, kam qenë më optimist muaj më parë. Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit e ka vështirësuar edhe më shumë afrimin me subjektin politik Nisma, që i kishte zgjatur dorën Kurtit. Në këtë legjislaturë pothuajse e ka humb rastin, për shkak nxjerrja e kryetarit të Kuvendit, në mënyrën se si është propozua, si është menaxhuar në krejt procesin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, zgjedhja e kryetarit ka qenë e paparashikueshme edhe nga partia më madhe që do të votohet nga opozita”, ka thënë Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Edhe konsulenti politik, Xhevdet Pozhari ka thënë se me shumë gjasë do të ketë zgjedhje të reja.

“Në gjitha variantet shihet se zgjedhje mund të kemi më shumë gjasë. Këtu pe shoh hezituese LDK veçanërisht edhe partitë si AAK dhe Nisma, nëse nuk e definojnë pozicionin në të ardhmen”, ka thënë Pozhari.

 

Të ngjashme

Të fundit