35.5 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

“Zgjedhje të parakohshme nacionale? Kurti mund të japë dorëheqje”

- Advertisement -

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, ka pyetur nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme nacionale në Kosovë, derisa AAK ka bërë kërkesën për mocion mosbesimi, derisa ngrit dyshime nëse Kurti mund të japë dorëheqje për të shmangur shkarkimin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti do ta përdorë veriun në fushatë.

Ai ka shtuar se dorëheqja e tij duhet të llogaritet kur në Kosovë kemi fluks të madh të diasporës dhe Kurti do të mund të llogariste në votat e tyre.

Postimi i tij i plotë:

A do të kemi zgjedhje të parakohshme nacionale në Kosovë?

Meqenëse tashmë ka kërkesë politike për mocion mosbesimi nga ana e AAK-së si subjekt politik, a mund të shtyhet ky veprim në mënyrë që Albin Kurti të japë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për të shmangur shkarkimin e mundshëm nga opozita por edhe nga ai i brendshëm fraksion që ka në VV?

Pra, veriu do ta përdorë Albin Kurti si karrem politik për fushata, ndërsa nga ana tjetër, realiteti i kërkesës që do të mbajë Escobari është që ASK të funksionojë brenda afatit 14-ditor.

Dhe dorëheqja duhet të llogaritet në hapësirën kohore që duhet bërë kur në Kosovë të kemi një fluks më të madh të diasporës ku “Kryeministri i vetëlarguar” do të mund të llogarisë në votat e tyre se ka një prishje me grupet e interesit përmes ligjit të pagave.

Të ngjashme

Të fundit