Zgjedhje në mënyrë automatike, Juristi Faton Fetahu sqaron çka ndodh nëse nesër nuk zgjidhet presidenti

- Advertisement -

Juristi Faton Fetahu, ka sqaruar se çka do të ndodh nëse deri nesër në ora 24:00 nuk zgjedhet Presidenti.

Ai referuar nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, paragrafit nr2, tha se vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Ndërsa referuar nenit 82 për shpërndarjen e Kuvendit tha se duhet të shtjerrohet afati 60 ditor për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

“Paragrafi 2 i nenit 86 është i qartë që zgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në mënyrë automatike në zgjedhje, ky është interpretimi i nguhstë i nenit 86 paragrafi 2”.

“Por në pikëpamajet e nenit 82 që flet për shpërndarjen e Kuvendit në rast të dështimit të zgjedhjes se Presidentit atëherë nënkupton që duhet të shtjerrohet afati 60 ditor që të hapet afati për zgjedhje”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit